Loading…

Niset kontingjenti i parë i FSK’së drejt Turqisë, ministri Mehaj jep detaje

  • 06/02/2023 | 21:37

Niset kontingjenti i parë i FSK’së drejt Turqisë, ministri Mehaj jep detaje

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka bërë të ditur se është nisur kontingjenti i FSK’së në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se pas konsultave me gjeneralin Bashkim Jashari, kontakteve direkte me homologun e tij turk, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e presidentes Vjosa Osmani është nisur kontingjenti i specializuar i FFK’së.

”Task-forca jonë përbëhet nga specialistët tanë në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.
Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet reaguese për reagim, kërkim- shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit.”

”Republika e Kosovës ka ushtrinë profesionale me moral të lartë për të qenë në shërbim të vendit dhe vendeve e popujve miq kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja,” ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni edhe fotografitë e publikuara nga ministri Armend Mehaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë