Përfaqësuesit e tri partive opozitare, ashtu edhe siç u lajmërua nuk janë të pranishëm në takimin e thirrur nga presidenti i vendit Hashim Thaçi për të diskutuar rreth reformës zgjedhore.
Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri, ai i AAK-së Ramush Haradinaj dhe i Nismës Fatmir Limaj, po e bojkotojnë këtë takim për herë të dytë.
Mënyra e zgjedhjes së presidentit, numri i deputetëve dhe zonat zgjedhore janë duke u diskutuar në këtë takim ku po marrin pjesë përfaqësues të PDK-së, LDK-së, Lista Serbe, partive të minoriteteve, dhe LB-ja./gazetametro.net