Loading…

Nis sezona, kapen 156 kubikë dru

  • 16/07/2018 | 09:14

Nis sezona, kapen 156 kubikë dru

Drejtoria e Bujqësisë dhe e Pylltarisë e Kamenicës brenda 6 muajsh ka konfiskuar 156 kubikë dru, të prera paligjshëm në territorin e kësaj komune.


Ndërkaq janë shqiptuar edhe 60 fletëparaqitje për në gjykatë ndaj atyre të cilët janë kapur duke e vjedhur pyllin

Për punën që është duke u bërë në mbrojtjen e pyjeve në këtë mandat kishte folur edhe kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati në diskutimin publik me qytetarë, që është mbajtur javën e kaluar, i cili pati deklaruar se kanë rritur performancën e punës në këtë sektor për dallim nga ish- qeverisja lokale më 2017, kur ishin konfiskuar vetëm 42 kubikë dru dhe ishin shqiptuar 38 fletëparaqitje kundërvajtëse.

Njësoj shprehet sikurse kreu i Komunës edhe Naim Arifi, drejtor i Bujqësisë e Pylltarisë, i cili deklaron se kanë rritur disiplinën dhe nga rojat e pyllit nga të cilët kanë kërkuar angazhim më të madh në terren, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë