Loading…

Nis seminari i FIFA’s për gjyqtarët e futbollit të Kosovës

  • 07/08/2026 | 15:01

Nis seminari i FIFA’s për gjyqtarët e futbollit të Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka nisur sot (e premte) seminarin dyditor të FIFA-s për gjyqtarët e futbollit, i cili po mbahet në Prishtinë.


Ky seminar shënon fillimin e përgatitjeve për edicionin e ri garues 2026/27 dhe synon avancimin e njohurive teknike, fizike dhe profesionale të gjyqtarëve kosovarë.

Punimet e këtij seminari u hapën nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ndërsa ligjërimet po udhëhiqen nga instruktori i FIFA-s, Alan Snoddy dhe eksperti i përgatitjes fizike Simon Breivik.

Programi përfshin temat më aktuale të ndarjes së drejtësisë, ndryshimet në rregullat e lojës për edicionin 2026/27, analizën e incidenteve, përdorimin e VAR-it, integritetin e zyrtarëve të ndeshjes, përgatitjen fizike, menaxhimin e lojës dhe analizën e situatave nga kampionati vendor.

Pjesë e rëndësishme e seminarit janë edhe testet fizike, të cilat zhvillohen sipas standardeve të FIFA-s, duke siguruar që gjyqtarët të jenë maksimalisht të përgatitur për sfidat e sezonit të ri.

Përmes organizimit të seminareve të tilla, FFK ka thënë se vazhdon të investojë në zhvillimin profesional të gjyqtarëve, duke synuar rritjen e cilësisë së arbitrimit në garat vendore dhe përgatitjen e tyre për angazhime në arenën ndërkombëtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë