Loading…

Nis seanca për përjashtimin e Kosovës nga EQAR, VV e LDK kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria

  • 07/03/2018 | 11:44

Nis seanca për përjashtimin e Kosovës nga EQAR, VV e LDK kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet lidhur me vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Në sallë gjendet edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, sikurse edhe 65 deputetë.

Në diskutimin për këtë çështje, shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë që Kryeministri Ramush Haradinaj duhet t’i tregojë Kuvendit informacionet e klasifikuara, mbi bazën e të cilave ai kishte urdhëruar ministrin që ta shkarkonte bordin dhe ushtruesin e detyrës së AKA’së, vendim që doli krejtësisht i gabuar pasi solli përjashtimin e saj nga EQAR’i.

Hoti shtoi që ministri i Arsimit është dashur të raportojë në Kuvend për shkarkimin e drejtuesve të AKA’së, gjë që nuk e ka bërë asnjëherë.

Edhe Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje tha që Kryeministri dhe ministri i Arsimit duhet të japin përgjegjësi për këto veprime që patën pasoja për vendin.

Nagavci tha që studentët kosovarë do ta kenë më të vështirë qasjen në universitete botërore dhe tregun e punës në botë, pasi diplomat e Kosovës nuk do ta kenë më peshën që edhe ashtu e kanë pasur të ulët.

Edhe Nagavci, ashtu si Hoti, kërkoi që ministri të raportojë për shkarkimin e bordit të Agjencisë së Akredimit, përfshirë edhe emërimet e reja në këtë agjenci. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë