Loading…

Nis seanca për ndërhyrje në drejtësi: Thaçi i vetëm në sallë, të tjerët me videolidhje

  • 10/09/2026 | 10:41

Nis seanca për ndërhyrje në drejtësi: Thaçi i vetëm në sallë, të tjerët me videolidhje

Ka nisur në Hagë seanca për rastin e dytë penal ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku me katër të akuzuar të tjerë përballet me pretendime për ndërhyrje në administrimin e drejtësisë, transmeton Gazeta Metro.


Thaçi ndodhet fizikisht në sallën e gjyqit, ndërsa Hajredin Kuçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu po e ndjekin seancën përmes lidhjes me video.

Në këtë seancë palët do t’i paraqesin qëndrimet e tyre të fundit para trupit gjykues. Fjalën fillimisht do ta ketë Zyra e Prokurorit të Specializuar, pas së cilës do të vijojnë ekipet mbrojtëse të të akuzuarve.

Ky proces shënon fazën përmbyllëse të çështjes, pas së cilës gjykata do të shqyrtojë argumentet e palëve para se të marrë vendimin për rastin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë