Loading…

Nis seanca ndaj sulmuesit të Kajtazit, po gjykohet me dyer të mbyllura

  • 15/10/2017 | 17:58

Nis seanca ndaj sulmuesit të Kajtazit, po gjykohet me dyer të mbyllura

Ka filluar seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë për gjykimin e Fitim Thaqit, sulmuesit të kryeredaktorit të Insajderit, Vehbi Kajtazi. Rasti në të cilin Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit prej 30 ditësh për Fitim Thaqin, po gjykohet në dyer të mbyllura.


Seanca ka filluar rreth 20 minuta më parë, derisa Prokuroria i ka caktuar sot masën e ndalimit prej 48 orësh Fitim Thaqit.

Vehbi Kajtazi është sulmuar të premten rreth orës 14:30 në qendër të Prishtinës, derisa po qëndronte në njërën prej lokaleve të kryeqytetit kosovar. Pas sulmit, kryeredaktori i Insajderit mori trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.

Kajtazi deklaroi të shtunën se e ka identifikuar vet personin që e kishte sulmuar, teksa tha se “sulmi ndodhi për shkak të shkrimeve të mija”.

Për këtë sulm ndaj Kajtazit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mbajtur sot një protestë në mbrojtje të gazetarëve dhe të lirisë së fjalës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë