Loading…

Nis seanca ndaj Sadri Ramabajës

  • 09/10/2017 | 10:45

Nis seanca ndaj Sadri Ramabajës

Sadri Ramabaja, i dyshuar për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të Kosovës, sot është sjellë para organeve të Drejtësisë në Prishtinë ku dhe ka filluar seanca kundër tij, për dyshime për terrorizëm, raporton gazetametro.net


Ai dje është deportuar nga policia shqiptare në Kosovë, pasi që kishte provuar me dokumenta falco të ikë jashtë për në Europë.

Ramabaja ishte arrestuar në portin e Durrësit me një pasaportë me leje qëndrimi franceze të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ramabaja, kandidat për deputet nga Vetëvendosje dyshohet të jetë anëtar i organizatës “Syri i Popullit” e cila vjet doli me një listë emrash që, sipas saj, duhej të likuidoheshin në Kosovë.

Njëri nga anëtarët e kësaj organizate, Murat Jashari, tashmë është në paraburgim me akuzën për tentim vrasje ndaj Azem Vllasit.

Dyshohet se Ramabaja ka pasur bashkëpunim me Jasharin. Ndryshe ai ka jetuar një kohë të gjatë në Zvicër, e në Kosovë pas luftës ka zhvilluar aktivitete politike edhe në AKR-në e Behgjet Pacollit.

Lëvizja Vetëvendosje mbetet ende e heshtur duke mos reaguar lidhur me anëtarin e tij të implikuar në planigikime të atetntateve, të personaliteteve politike në Kosovë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë