Lista “Srpska” është kthyer në Kuvendin e Kosovës, pas një periudhe bojkoti ndaj institucioneve të vendit.
Në Kuvend deri tash janë parë parë Sasha Milosavjleviq, i cili dje u emërua shef i grupit parlamentar, por që u demantua më vonë nga “Lista Serbe”. Aty është edhe shefi i deritashëm i Grupit Parlamentar, Sllavko Simiq, shkruan koha.net.
“Srpska” kishte vendosur që të bojkotojë punën në Kuvendin e Kosovës që nga tetori kur ishte miratuar Ligji për Trepçën, e të cilin veprim përfaqësuesit e serbëve në Kosovë e cilësuan si veprim të njëanshëm të Kosovës e që sipas tyre nuk shkon në dobi të qytetarëve serbë të veriut të vendit.