Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën është paraparë të jenë dy interpelanca. I pari i Qeverisë paraqitet në interpelancë para deputetëve për çështjen e shfrytëzimit të thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.
Ndërkaq, edhe ministri Blerand Stavileci del para deputetëve në interpelancë në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.
Por, këto interpelanca do të nisin pasi që deputetët të deklarohen për çështje jashtë rendit të ditës, pas debatit për moszbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga Qeveria, si dhe pas debatit për shkeljen e të drejtave të punëtorëve./gazetametro.net
Për të ndjekur LIVE seancën e Kuvendit, shihni videon e mëposhtme: