Loading…

Nis seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend

  • 27/01/2022 | 11:35

Nis seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar që të mblidhen në sallën e Kuvendit ku pas pak pritet të fillojë mbajtja e seancës së jashtëzakonshme, ku do të debatohet rreth situatës epidemiologjike në vend për pandeminë, transmeton Gazeta Metro.


Pikë e vetme e rendit të ditës e kësaj seance do të jetë debati parlamentar për gjendjen me pandeminë në Kosovë.

Ndërkohë, po ashtu sot, duke filluar nga ora 15:00, Kuvendi do të mbajë seancë të re, ku do të diskutohen disa pika të rendit të ditës.

Kjo është agjenda për seancën e re:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,

Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,

Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,

Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim. ​

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë