Ditën ndërkombëtare të vullnetarëve Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) e shënoi duke e lansuar inkubatorin e parë për qytetari aktive dhe vullnetarizëm si dhe animacionin “Vullnetarizëm për zhvillim”, që ka për qëllim të nxisë punën vullnetare.
Ky aktivitetet u realizua si pjesë e projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”, i cili po implementohet në bashkëpunim me George William Youth Association(GWY) , dhe me mbështetje financiare të Ambasadës Britaneze në Prishtinë.
Inkubatori i parë për qytetari aktive dhe vullnetarizëm, ka për qëllim të mbështesë organizatat me bazë në komunitet dhe të udhehequra nga vullnetarët. Anëtarët e parë të cilët i janë bashkangjitur inkubatorit janë: Demokracia për zhvillim (D4D), George William Youth Association (GWY), Syri i Vizionit (SiV), Kosovo CSR Network, dhe IPKO Foundation.
Ndërsa në kuadër të inkubatorit për qytetari aktive dhe vullnetarizëm, siq edhe shpjegohet përmes një komunikate për media të D4D-së, u ndanë 7 grantet e para për projekte të cilat promovojne qytetarinë aktive dhe vullnetarizmin në Gjilan, Kamenicë, Viti (KAND), Pejë, Vitomericë, Gorazhdevc (CTI-P), Ferizaj (IPEDU), Mitrovicë ( Moto Klubi Hammers), Graqanicë (Udruženje mladih- Mlada aktivna Gračanica) dhe në Prishtinë (EWB dhe Education Comes First).
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, dhe drejtori ekzekutiv i D4D-së Shpend Emini, inkurajuan vullnetarët/et të vazhdojnë të bëjnë ndryshime në shoqëri përmes punës vullnetare dhe aktivizmit qytetarë./gazetametro.net