Loading…

Nis mbledhja vendimtare për tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti

  • 25/05/2022 | 11:02

Nis mbledhja vendimtare për tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti

Ka nisur mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, në të cilin është planifikuar shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të Ligjit për Fondet Pensionale.


Propozimi-ligjor është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Krahas PDK-së, edhe partia tjetër opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më parë ta sjellin në kuvend projektligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se çështja e Trustit duhet të sillet në Kuvend, sipas tij edhe deputetët e shumicës e kanë kuptuar rëndësinë e tërheqjes së kursimeve personale nga Trusti, në këtë kohë krize ekonomike.

Por njëjtë nuk kanë thënë nga Lëvizja Vetëvendosje. Sekretari për media dhe komunikim i kësaj partie, Arlind Manxhuka ditë më parë ka thënë për Telegrafin se qëndrimi i LVV-së është i njëjtë me atë të vitit 2020 kur “Qeveria antikushtetuese Hoti pati bërë të njëjtin veprim të paprecedentë duke prekur kursimet e qytetarëve dhe duke rrezikuar Trustin”.

Ndryshe, deputeti Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar më 9 mars pati dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në fund të vitit 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-së, Trusti kishte njoftuar janë tërhequr rreth 200 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues.

Ndërkaq edhe tërheqjen e kursimeve pensionale, qytetarët e shohin ndihmesë të madhe për të përballuar trendin e rritjes së çmimeve të konsumit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë