Loading…

Nis mbledhja urgjente e PDK’së, arrin Veseli (Foto)

  • 10/05/2017 | 08:43

Nis mbledhja urgjente e PDK’së, arrin Veseli (Foto)

Ardhja e kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit, dhe nënkryetarëvë të kësaj partie, Enver Hoxhaj e Hajredin Kuçi, ka bërë që të nis me pak vonesë mbledhja urgjente e kësaj partie.


Me herët janë parë anëtarë të tjera teksa hynin në zyrat e partisë, për t’u takuar dhe diskutuar rreth mocionit të sotëm kundër Qeverisë që do ta propozoi opozita, shkruan gazetametro.net.

Ndonëse PDK’ja nuk ka marrë akoma qëndrim rreth votimit të mocionit, duket se Qeveria Mustafa nuk do t’i shpëtojë këtij testi, pasi nga kërkesat që i bëri PDK’ja, partia e Mustafës nuk e plotësoi asnjë.

Para seancës ku do të votohet mocioni është paralajmëruar edhe një mbledhje e grupit parlamentar të PDK’së, ku do të vendoset përfundimisht rreth fatit të Qeverisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë