Ka nisur para pak çastesh mbledhja urgjente e Kryesisë së Kuvendit.
Në këtë mbledhje po mungojnë anëtarët e opozitës.
Në një njoftim që Kuvendi i Kosovës ka dërguar më parë bëhet me dije se janë dy pika që do të diskutohen.
- Përgatitjet për seancën plenare:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seancat e mëparshme,
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale, (Komisioni funksional për Legjislacion ka propozuar me shmangie nga Rregullorja e Kuvendit, shqyrtimi i parë dhe i dytë të behet në të njëjtën ditë në dy seanca plenare),
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin Shëndetësor,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen, të paktën 61 vota “Për”, prej tyre 11 vota “Për” të komuniteteve që nuk janë shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi 1),
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesa,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për akreditim,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor i Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015,
- Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a.,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e kompensimeve për kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit për Trashëgimi Kulturore dhe
- Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit ad-hoc për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
- Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave