Loading…

Nis mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

  • 29/08/2021 | 17:03

Nis mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka thirrur urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pasi sitauta me koronavirus është bërë tragjike në Kosovë. Mbledhja, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit ka nisur nga ora 17:00.


Paraprakisht, ZKM njoftoi se Kurti e ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.

Situata e ditëve të fundit me koronavirus është bërë tragjike në Kosovë. Sot janë regjistruar 36 vdekje brenda 24 orëve të fundit, ndërsa statistikat e Universitetit “John Hopkins” tregojnë se Kosova ka dështuar në menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin e popullsisë.

Siptalet janë stërmbushur me pacientë, ndërsa bëhet fjalë për mbi 25 mijë raste aktive në vend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë