Loading…

Nis marshi kundër dhunës ndaj grave

  • 25/11/2016 | 12:27

Nis marshi kundër dhunës ndaj grave

Në sheshin “Zahir Pajaziti” qindra njerëz i janë bashkuar marshit kundër dhunës ndaj grave.

“Thuaj mjaftë dhunës ndaj grave” është mbishkrimi që mban pankarta, që në duar po e mbajnë disa prej organizatorëve të këtij marshi.

Hulumtuesja e Rrjetit të Grupeve të Grave në Kosovë, Adelina Berisha, e cila sot po bënë thirrje kundër kësaj dhune, thotë se gratë në Kosovë përjetojnë dhunë të ndryshme.

Ajo përmend edhe statistika që ka bërë ky rrjet, duke thënë se 68 përqind e grave përjetojnë dhunë.

Gjatë marshit, pjesëmarrësve iu kanë shpërndarë citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë.

Berisha tha se këto citime do vendosen në rrethojat e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës në formë instalacioni. Aty janë paraqitur zërat e personave që kanë përjetuar dhunë.

Këtij marshi i është bashkuar edhe ish presidentja e vendit Atifete Jahjaga./gazetametro.net

dhuna-ndaj-grave-3

grate grate-2 atifetja

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë