Loading…

Nis dekorimi i shesheve në Prishtinë për festat e fundvitit

  • 19/11/2020 | 12:28

Nis dekorimi i shesheve në Prishtinë për festat e fundvitit

Ka filluar stolisja e shesheve të Prishtinës për festat e fundvitit.


Në sheshet e kryeqytetit tashmë kanë nisur përgatitjet për stolisjen e Prishtinës për festat e fundvitit, ndonëse kishte dilema nëse kryeqyteti do të stolisej këtë vit.

Ishte vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili kishte ngjallur dilema derisa në rrjetet sociale kishte postuar një anketë duke pyetur qytetarët nëse Prishtina duhet të dekorohet sivjet për shkak të situatës me pandeminë.

Në atë sondazh morën pjesë plotë 3 mijë e 484 persona dhe 53.8% ishin që sheshet të dekorohen, kurse 40.6% votuan kundër kësaj.

Kujtojmë se shumë komuna në Kosovë janë shprehur kundër dekorimit të qyteteve për shkak të situatës pandemike në vend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë