Nipi i Oliver Ivanoviqit, ka komentuar rreth vrasjes së familjarit të tij, e cila ndodhi të martën rreth orës 08:00, para selisë së të ndjerit në Veri të Mitrovicës.
Nipi i Oliver Ivanoviq, Aleksandar Ivanoviq, ka thënë për një media serbe se nuk iu intereson kush e kreu vrasjen, por kush e ka porositur atë.
“Kjo është një tragjedi, tragjedi e tmerrshme për të gjithë ne. Të gjithë kemi qenë shumë të lidhur”, ka thënë djali Miroslav Ivanoviq, Aleksandar Ivanoviq – nip i Oliverit.Vrasja ka ndodhur dje rreth orës 08:10, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, para selisë së partisë së Oliver Ivanoviqit, Iniciativës Qytetare SDP.
Dorasit ende nuk janë kapur nga policia, por është identifikuar vetura nga e cila janë shkrepur plumbat. Ivanoviq u qëllua me gjashtë plumba në stomak, por sipas autopsisë së bërë dje, njëri nga ta ishte fatal për viktimën.
http://gazetametro.org/ivanovic-ishte-pjese-e-mafise-se-mitrovices-konflikti-kryesor-i-tij-ka-qene-me-kete-person/