Loading…

Nipi i Besnik Bislimit kërcënon me padi gazetaren, veç pse e pyeti qe sa nuk e ka parë dajën

  • 04/06/2021 | 13:55

Nipi i Besnik Bislimit kërcënon me padi gazetaren, veç pse e pyeti qe sa nuk e ka parë dajën

Qeveria e Kosovës pati miratuar me shumicë votash propozimin për emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në mesin e të cilëve është edhe, Gëzim Tosuni, nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit.


Përfshirja e nipit të Bislimit në këtë Këshill, është përcjellur me kritika në adresë të qeverisë Kurti, për shkak se LVV në opozitë, ka qenë kundërshtarë e madhe për punësimet familjare.

Lidhur me këtë punësim, ka folur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Hxhiu, e cila ka dhënë një shpjegim interesant.

Metodë unike që zhduk kërpudhat e thonjve të këmbës për 3 ditë

“E pyeta për kureshtje (Besnikun) tha se ndoshta në 50 vjetet e fundit ndoshta e kam takuar njëherë, nuk e mbaj në mend se çfarë e ka”, tha ajo në Kanal10.

Gazeta Infokus është interesuar të kuptoj për sa kohë nuk janë takuar Bislimi me nipin e tij, prandaj ka kontaktuar nipin Gëzim Tosuni.

Ky i fundit përveç që nuk ka dhënë përgjigje, ka këshilluar gazetaren e Infokusit për mënyrën se si të bëjë gazetari.

E më pas, duke refuzuar të përgjigjet që sa kohë s’e ka parë dajën Besnik ai ka kërcënuar se nëse biseda e tij përdoret si lajm, ai do të bëjë padi.

“Nëse keni naj pyetje mundësh me ma dërgu me imell, përndryshe nëse ti çka do prej kësaj bisede e shoh ndokund nëpër gazeta do të ju padis, pasi kjo është off record, kurgjo nuk mundesh me përdor prej kësaj”, ka thënë Tosuni.

Por edhe pse u shpreh i gatshëm të përgjigjet përmes e-mailit, Tosuni ka refuzuar ta jap adresën e postës elektronike.

“Po supozojë se aty ku e ke marrë numrin e merr edhe e-mailin, nuk e di pse insiston me i bo unë punët e gazetarit, gjeje ndonjë mënyrë nuk ka kurgjo për mu e mshef”, ka thënë nipi i Besnik Bislimit.

Gëzim Tosuni aktualisht, profesor në Fakultetin Ekonomik, ndërkohë ka qenë dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik të Gjilanit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë