Presidenti serb Tomislav Nikoliq nuk e ka përjashtuar mundësinë e presionit të disa institucioneve evropiane me qëllim që të pranoj Kosovën si shtet të pavarur.
“Si duket do të kemi goditje të hapur nga disa institucione europiane në “krahinën e Kosovës dhe Metohisë” si duket me dëshirë që ne të kuptojmë ose në një farë mënyre të pranojmë se është shtet, ka thënë Nikoliq në Galerinë e Akademisë së shkencave dhe të artëve të Sërbisë (SANU).
Nikoliqi këtë e tha duke u përgjegjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me bisedat me përfaqësuesit e EULEX-it në Beograd, pas së cilave shefja e Misionit Alexandra Papadoupoulo nuk ka lejuar publikimin e kumtesës së përbashkët.
Nikoliq tha se nga ana e tij biseda ka qenë e hapur, e që ajo nuk ka thënë asgjë çka nuk është dashur, nga pikëpamja e saj evropiane, që të publikohet, përcjellë gazetametro.
“Unë e kam të qartë se çka është embargo… Unë mendoj se nëse bisedojmë, përfaqësuesi i EULEX-it dhe unë, mediat duhet të dinë. Mendoj se ka treguar se si duket demokracia në organizatat kur mendojnë se ndonjë e vërtetë nuk do t`i pëlqej atyre të cilët do të lexojnë këtë të vërtët”, tha Nikoliq.
“Nuk do të kisha biseduar me te sikur qe ajo të kishte thënë se nuk do të publikojmë asgjë. Por prap, nga ana tjetër, patjetër do të bisedoj me përfaqësuesin e EULEX-it nga Kosova”, tha Nikoliq./gazetametro.net