Loading…

Nikolic: Unë dhe Vucic e ndalëm trenin, ROSU erdhi tri orë më pas

  • 24/01/2017 | 20:47

Nikolic: Unë dhe Vucic e ndalëm trenin, ROSU erdhi tri orë më pas

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se trenin që ishte nisur nga Beogradi, e ka ndaluar ai dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


“Unë dhe Vuçiqi kemi vendosur që ta ndalim trenin në Rashkë, derisa ata pas tri orësh i shfaqën Njësitet Speciale të cilat e dinin se treni nuk do të vjen, sepse Vuçiqi foli me krejt amabasadorët e huaj në Beograd”, ka thënë Nikoliq duke iu drejtuar gazetarëve në Bruksel, pas takimit me Federica Mogherini, transmeton Klan Kosova.

Nikoliq ka thënë poashtu se ai i ka thënë shefes së Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinit se nuk ka konflikt mes të dyja vendeve dhe se nuk do të ketë as në të ardhmen.

Në ndërkohë, ajo që është quajtuar si “darka e pajtimit” mes të dyja palëve pritet të fillojë pas pak.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë