Loading…

Nikolic: Thaçit i thash se je një kriminel

  • 03/02/2017 | 13:20

Nikolic: Thaçit i thash se je një kriminel

Sipas disa burimeve që ka media serbe “Kurir” thuhet se presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic gjatë takimit që ka pasur me zyrtarët e Kosovës në Bruksel, i ka thënë presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, se ‘Ti je kriminel’.


Kjo thuhet të ketë ndodhur gjatë takimit që kanë pasur me 24 janar, ku Nikolic i ka thënë se ai (Thaçi) duhet të paguajë për këto krime.

“Nuk munda ta hesht këtë, i thashë të jetë akuzuar për krime lufte dhe për këtë duhet të përgjigjet. E kam pyetur nëse një njeri i tillë ka legjitimitet të bisedojë. Nuk kam bërë asnjë skandal sepse me të shtrëngova duart kur hymë në sallën e takimeve”, citohet të ketë thënë presidenti i Serbisë Nikoliq./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë