Loading…

Nikolic tërhiqet nga kërcënimi ndaj Kosovës, kërkon paqe

  • 22/01/2017 | 16:14

Nikolic tërhiqet nga kërcënimi ndaj Kosovës, kërkon paqe

Presidenti serb, Tomislav Nikolic, kur Kosova i ktheu trenin provokativ mbrapsht, kërcënoi me luftë, por tani ka ndryshuar kursin. Ai po kërkon që problemet me Kosovën të zgjidhen me dialog.


Ai ka thënë se Serbia do të insistojë në paqe, dhe kjo sipas tij është arritur falë marrëveshjeve në Bruksel, të cilat duhet të respektohen nga të dy palët, transmeton gazetametro.net

Nikolic ka thënë se, shqiptarëve u thonë hapur se respektimi i marrëveshjeve është kusht për paqen.

Presidenti i Serbisë, ka dërguar mesazh edhe për përfaqësuesit e BE’së, duke thënë se ata e kanë për obligim të parandalojnë, e nëse kjo nuk është e mundshme, të ndalojnë çdo veprim i cili përkeqëson direkt paqen dhe sigurinë e të gjithë banorëve në Kosovë.

Këto deklarata Nikolic i ka thënë duke komentuar kryeministrin Vucic, se në bisedimet në Bruksel, do të marrë pjesë edhe presidenti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë