Loading…

Nike dhe Adidas prodhuar në Skenderaj, mbyllet punëtoria ilegale

  • 22/04/2017 | 14:22

Nike dhe Adidas prodhuar në Skenderaj, mbyllet punëtoria ilegale

Dogana e Kosovës ka organizuar një aksion në Skenderaj, i cili ka rezultuar në zbulimin e një punëtorie për falsifikimin e këpucëve sportive.


Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative se në një lokacion të dyshuar janë duke u prodhuar këpucë sportive të markave tregtare “Adidas” dhe “Nike“, njësit e doganës kanë organizuar bastisjen e lokacionit.

Pas gjetjes së lokacionit në komunën e Skenderajt, njësit e doganës mbrëmë kanë ushtruar kontroll te subjekti dhe gjatë kontrollit është hasur në sasi të konsiderueshme të mallrave, si këpucë sportive të llojit të ndryshëm, ndër to dhe të markave tregtare të mbrojtura, disa nga ato me etiketa me mbishkrim “Made in Vietnam”, etiketa të llojit të ndryshëm të mbathjeve sportive, fytyra të mbathjeve sportive, makina për shtypjen e markave tregtare, etj.

Dogana ka konfiskuar makinat për qepje, makinat për shtypjen e etiketave, këpucë sportive dhe pjesët e tyre të llojeve Nike, Adidas, Puma, Reebok, Moster, etj.

Të gjitha produktet dhe pajisjet janë konfiskuar, derisa rasti ka vazhduar tek njësit e hetime për zhvillimin e mëtejmë të hetime.

Ndryshe, dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë