Loading…

Nikaj i PDK’së tregon se çka thanë Escobar dhe Lajcak në takim

  • 01/02/2022 | 18:57

Nikaj i PDK’së tregon se çka thanë Escobar dhe Lajcak në takim

Bernard Nikaj, anëtar i kryesisë së PDK-së, ka treguar për atë se si shkoi takimi me emisiarin amerikan, Gabriel Escobar dhe atë të BE’së, Miroslav Lajçak, në ambasadën amerikane, shkruan Gazeta Metro.


Ai tha se një nga mesazhet e takimi është qe BE dhe SHBA janë të koordinuara sa i takon dialogut Kosovë -Serbi.

“Simbolika e vizitës së përbashkët ka qenë njëri nga mesazhet e përcjellë se ShBA-ja dhe BE-ja janë janë plotësisht të koordinuara sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Pra, s’kanë diskrepancë mes tyre. Escobar dhe Lajçak na e bënë të qartë që e shohin dialogun si një proces të rëndësishëm për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe presin angazhimin e spektrit politik, posaçërisht Qeverisë së Kosovës, për të shtyrë përpara këtë proces”.

Nikaj, në Info Magazine, ka thënë se është pwrcjellur qëndrimi i qartë i PDK’së për dialogun ku ata e shohin atë si një proces të rëndësishëm për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë me njohje reciproke.

“Kemi shkëmbyer qëndrimet që PDK-ja i ka bërë të qarta. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm dhe kyç për arritjen përfundimtare të marrëveshjes me Serbinë, me njohje të dyanshme, pa cenim të sovranitetit”.

Tutje, Nikaj ka thënë se PDK si parti opozitare presin që secila marrëveshje që arrihet të vij në Kuvend dhe në rast se ka njohje reciproke ti nënshtrohet edhe një debati parlamentar.

Ai tha se vizita e tyre e përbashkët nënkupton unitet mes ShBA-së dhe BE-së dhe kërkesë të qartë për angazhimin e duhur të të gjithë aktorëve në Kosovë. Po ashtu, Nikaj shtoi se këta aleatë kanë gatishmërinë për të rifilluar këtë proces dhe të jetë më i shpejtë dhe se tanimë varet “nga veprimet apo mosveprimet e Qeverisë së Kosovës”.

“Ne si parti opozitare, çfarëdo marrëveshje që arrihet, e presim të vijë në Kuvend dhe në rast se vjen me njohje të ndërsjellë të ketë një debat parlamentar”.

Nikaj ka kritikuar qasjen e qeverisë që ka pasur deri tani në procesin e diallogut. Ai ka thënë se më tepër është diskutuar për të kaluarën se sa për të ardhmen.

“Ajo që kemi parë në muajt e kaluar ishte një grumbull i veprimeve sporadike të Qeverisë dhe këtë jo vetëm në dialog. Më tepër është diskutuar për të kaluarën sesa për të ardhmen. Qeveria duhet të diskutojë për çështje që e garantojnë të ardhmen evropiane, jo vetëm të këtyre dy vendeve, por edhe të Ballkanit Perëndimor. Qeveria duhet të diskutojë pikë së pari për njohjen reciproke, sepse vetëm kjo e përmbyll në mënyrë finale mosmarrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por, ne s’kemi parë këso diskutime”.

Derisa për bisedimet e zhvilluara nga qeveritë e kaluara, Nikaj tha se njohja reciproke ka qenë temë bosht në të gjitha takimet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë