Loading…
Ngrohja globale zbulon faqen e errët të Mount Everestit
  • 22/03/2019 | 10:15

Ngrohja globale zbulon faqen e errët të Mount Everestit

Për shkak të ngrohjes globale po shkrihen akullnajat në Mount Everest dhe po zbulohen trupat e malorëve, të cilët kanë mbetur të ngujuar në borë e akull, transmeton Gazeta Metro.


Gati 300 malorë e kanë pësuar në përpjekje për t’u ngjitur në këtë majë, ndërsa besohet se dy të tretat ende janë të mbuluar me borë.

Me fillimin e sezonit pranveror të ngjitjes malore, trupat nga ana kineze zhvendosen në veri, transmeton BBC.

“I kemi zbritur trupat e nja treqind malorëve, të cilët e kanë pësuar viteve të fundit, por tash po dalin të vjetër, të cilët kanë qenë të mbuluar me borë”, ka thënë ish-kryetari i Shoqatës malore të Nepalit Ang Chering Sherpa.

Ekspertët thonë se shpenzimet e zbritjes së trupave të beshkatarëve të vdekur është mes 40.000 e 80.000 dollarë.

Mbi 4.800 malorë janë ngjtiur me sukses në Mount Everest./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë