Loading…

Ngritet alarmi për gripin e shpezëve në Kosovë, AUV ua tërheqë vërejtjen fermerëve

  • 31/05/2021 | 16:07

Ngritet alarmi për gripin e shpezëve në Kosovë, AUV ua tërheqë vërejtjen fermerëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influnza në Kosovë. Të gjithë fermerët mbajtës të shpezëve, janë të obliguar të raportojnë secilin rast të ngordhjes apo dyshimit të paraqitjes se sëmundjes tek shpezët e tyre.


AUV thotë se fermerët po ashtu mund të kontaktojnë me praktikat veterinare të licencuara.

“Raportoni në numrin 0800 111 22 pa pagese 24h. Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj: Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja, mbani shpezët në kushte të mira, mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj. Vendosni masat e biosigurisë ne fermë, vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës, zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve, pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët, nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent, nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim, në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura”, thuhet në njoftimin e AUV. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë