Loading…

Ngrica e vranët: Moti sot mbi Kosovë

  • 14/01/2018 | 08:07

Ngrica e vranët: Moti sot mbi Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.


Sipas Institutit, në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët, transmeton gazetametro.net.

Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull, si pasojë e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.

“Pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s”, thuhet në njoftim./gazetametro.net.


Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë