Loading…

Ngordh kali në Indi: Mijëra njerëz shkojnë në funeral

  • 27/05/2021 | 18:31

Ngordh kali në Indi: Mijëra njerëz shkojnë në funeral

Mijëra njerëz shiheshin dje duke shkelur rregullat kufizuese të pandemisë në Indi, për të marrë pjesë në funeralin e një kali.


Në pamjet e publikuara shiheshin thuajse 2,000 njerëz shumica pa maska, që ecnin pranë njëri-tjetrit në ceremoninë solemne në Karnataka në jugperëndim të vendit.

Në të tjera imazhe shihej kufoma e kalit të bardhë e zi, e mbuluar me lule dhe zbukurime, teksa disa nga pjesëmarrësit e bekonin atë.

Funerali u zhvillua në ditën kur numri viktimave të koronavirusit në vend ishte 626 njerëz ne 24 ore.

Një nga vendasit tha: “Kjo është një shkelje totale e rregullave kufizuese të Covid-19”. Ministri i Karnataka, Basavaraj Bommai, tha se kufizimet do të mbeten në fuqi të paktën deri më 7 korrik.

Kali që po nderohej raportohet se kishte vdekur dy ditë më parë pasi ishte liruar nga një ‘ashram’ – qendër shpirtërore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë