Loading…

Ngjyra e autobusëve të rinj nuk është siç ishte menduar

  • 02/12/2016 | 21:09

Ngjyra e autobusëve të rinj nuk është siç ishte menduar

Ishte folur shumë për idenë se autobusët e rinj të Prishtinës mund të kenë ngjyrë të bardhë dhe të kaltër.

Por, autobusët e rinj të shumëpërfolur do ta kenë ngjyrën e verdhë. Me të njëjtën ngjyrë pritet të bëhen të gjithë autobusët e linjave 1,2,3 dhe 4.

Këtë pamje do ta kenë autobusët, ku 30 të parët pritet të vijnë në kryeqytet më 20 dhjetor. Kontingjenti i dytë prej 21 autobusësh do të arrijë në Prishtinë në muajin shkurt ose në mars të vitit të ardhshëm.

Ardhja e këtyre autobusëve, sipas qeverisjes lokale të Prishtinës, do të rigjenerojë transportin publik.

Kontrata ndërmjet “Trafikut Urban” dhe kompanisë që e fitoi tenderin për furnizimin me 51 autobusë “Iveco”, ishte nënshkruar në shtator.

Ky projekt, i cili ka pothuajse dy vjet që ka filluar, ishte përcjellë me polemika dhe akuza ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë