Loading…

Ngjarje tragjike në Gjilan: Vdes një 39-vjeçar, e zuri lisi derisa ishte duke prerë drunj

  • 09/08/2022 | 22:41

Ngjarje tragjike në Gjilan: Vdes një 39-vjeçar, e zuri lisi derisa ishte duke prerë drunj

Një 39-vjeçar ka vdekur sot në fshatin Burnicë të Gjilanit, si pasojë e rënies së lisit mbi të, derisa ishte duke prerë drunjë.


Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se viktima ishte banor i komunës së Kaçanikut.

“Sot me datën 09.08.2022 rreth ores 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaqanikut ishte duke prerë drunjë , në një moment një lis e ka zënë duke I shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marrura rreth ores 18:00 mjeku kujdetar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për tu marrë me rastin”, tha Hashani.

Tutje ai tha se me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML.

“Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale”, tha Hashani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë