Loading…

Ngjarje si në filma në Klinë: Persona të maskuar shpërthejnë bankomatin e një banke dhe ikin

  • 04/12/2019 | 10:08

Ngjarje si në filma në Klinë: Persona të maskuar shpërthejnë bankomatin e një banke dhe ikin

Ende pa zbardhur mirë dita, në Klinë disa persona të maskuar kanë demoluar me mjete shpërthyese bankomatin e një banke, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur për Metron, Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, në qendër të Klinës, disa persona të maskuar me mjete shpërthyes kanë demoluar bankomatin e një banke. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.”, tha Nikçi.

Ndërkaq tutje ai ka bërë të ditur se ende askush nuk është arrestuar për këtë rast.

“Njësitet relevante policore janë duke punuar në mënyrë intensive për identifikimin dhe arrestimin e tyre”, ka përfunduar Nikçi.

Nuk bëhet e ditur nëse këta persona kanë arritur që të vjedhin para. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë