Loading…

Ngjarje rëndë në Prizren: Hajnat ‘gdhendën’ me thikë një shifër në trupin e gruas së mjekut

  • 28/10/2021 | 13:13

Ngjarje rëndë në Prizren: Hajnat ‘gdhendën’ me thikë një shifër në trupin e gruas së mjekut

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në shtëpinë e një mjeku në Prizren, ku hajnat kishin lidhur gruan e tij dhe kishin grabitur rreth 10 mijë euro ari.

Sinjali mëson se gruaja e cila u gjet e lidhur nga bashkëshorti i saj rreth katër orë e gjysmë më vonë, ka marrë lëndime të shumta trupore.

Madje, burimet nga Emergjenca e Prizrenit i kanë thënë Sinjalit se në trupin e saj është “gdhendur” me mjet të fortë numri “0003”.

Ky rast është raportuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Prizren, 27.10.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se rreth orës 21:30 kur kishte shkuar në shtëpinë e tij, e kishte gjetur gruan e tij femër kosovare me lëndime trupore. Dyshohet se këtë e kanë shkaktuar dy persona të panjohur, të maskuar, të cilët kanë grabitur një sasi ari. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë