Loading…

Ngjarje e rëndë, nipi ia merr jetën xhaxhait dhe më pas vetës

  • 25/10/2021 | 19:27

Ngjarje e rëndë, nipi ia merr jetën xhaxhait dhe më pas vetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku është shënuar një krim i dyfishtë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të vrarë.


Informacionet nga policia e Vlorës bëjnë me dije se nipi ka vrarë xhaxhain dhe më pas veten.

Krimi ka ndodhur brenda banesës në fshatin Mëkat të qytetit bregdetar.

Viktimat janë Genci Koreta 39 vjeç dhe Jorgji Koreta 64 vjeç. Nipi Genci Koreta ka qëlluar me çifte me xhaxhain e tij dhe më pas u vetëvra.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë