Loading…

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: 30 vjeçari i nguli thikën një personi, pastaj e shtyp me veturë

  • 02/12/2021 | 14:20

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: 30 vjeçari i nguli thikën një personi, pastaj e shtyp me veturë

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë të Shqipërisë, ku një 30 vjeçari nguli thikën një personi, pastaj e shtyp me veturë, shkruan Gazeta Metro.


Policia e Bulqizës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se për shkak të një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., ka goditur me mjet të fortë prerës në trup shtetasin L. N., dhe më pas me automjet, e ka shtyrë të dëmtuarin që ndodhej në automjetin e tij dhe e ka përmbysur në rrugë duke i rrezikuar jetën.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë është bërë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. T., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë