Loading…

Ngjarje e rëndë: Humb jetën një roje e pyllit në Prizren, po mundohej ta shuante zjarrin

  • Nga

  • 29/10/2018 | 21:25

Ngjarje e rëndë: Humb jetën një roje e pyllit në Prizren, po mundohej ta shuante zjarrin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Strugjë të Prizrenit, një person ka humbur jetën gjatë orarit të punës.


Rreth orës 14:30 ka ndodhur një ngjarje tragjike në Prizren, një roje e pyllit ka humbur jetën duke tentuar që ta shuaj zjarrin që kishte kapluar malin, njofton gazetametro.net.

Shuarja e zjarrit ka qenë fatale për viktimën, ai ka hasur në një kabllo elektrike deri sa po mundohej që së bashku me kolegun e tij të punës të shuanin zjarrin dhe mos të përhapej.

Rastin për Metron e ka konfirmuar përmes telefonit zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Fillimisht rasti është lajmëruar në polici rreth orës 14:30 se në fshatin Strugjë ka ndodhur një vdekje, policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku më pas edhe mjeku ka konstatuar vdekjen e rojës së pyellit. Dyshimet e para janë se roja në tentim te shuarjes së zjarrit ka hasur në kabllot e rrymës dhe si pasojë e kësaj ka humbur jetën”, tha Gashi për Metron.

Gashi ka thënë se hetimet tani janë duke u bërë nga ekipet e Fronzikës, KEDS-it, dhe përfaqësuesve të pyjeve, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në obduksion./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë