Loading…

Ngjarje e çuditshme në Brezovicë: Turistit i vjedhin paratë nga vetura, por nuk gjen shenja dëmtimi në të

  • 21/02/2022 | 09:28

Ngjarje e çuditshme në Brezovicë: Turistit i vjedhin paratë nga vetura, por nuk gjen shenja dëmtimi në të

Një person ka njoftuar se derisa ishte në qendrën e skijimit në Brezovicë, kishte lënë disa para në veturë të cilat më pas nuk i ka gjetur, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka njoftuar policinë për rastin, pasi kur kishte parkuar veturën në njërin nga parkingjet aty në të kishte pasur edhe disa para.

Kur ishte kthyer në shtëpi ai kishte vërejtur se paratë i kishin vjedhur, por që në veturë nuk kishte kurrfarë shenja dëmtimi dhe ishte i sigurt se vetura ishte e mbyllur me çelës.

Policia ka nisur hetimet për rastin.

Qendra e Skijimit Brezovicë, 20.02.2022-09:00/18:00.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë në qendrën e skijimit në Brezovicë, kishte parkuar veturën në parking dhe në veturë kishte pasur para të gatshme.. Pasi që ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren, kishte vërejtur se iu kanë vjedhur parat. Sipas ankuesit , në veturë nuk vërehen shenja dëmtimi si dhe është i sigurt se veturën e kishte mbyllur me qelës. Rasti nën hetime.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë