Loading…

Ngjarja tragjike në Pejë, sot mbahet seanca dëgjimore për të arrestuarin

  • 10/09/2021 | 10:30

Ngjarja tragjike në Pejë, sot mbahet seanca dëgjimore për të arrestuarin

Në Gjykatën Themelore në Pejë sot pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj të arrestuarit për mbytjen e dyfishtë në Pejë, A.A..

Kjo seancë mbahet pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Një gjë të tillë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

A.A, po dyshohet për rastin e mbrëmjes së 8 shtatorit, nga ku dy persona mbetën pa shenja jete, kurse vet ai i plagosur.

Dy personat që mbetën pa shenja jete janë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017, Blerand Kadrijaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë