Loading…

Ngjarja tragjike në Deçan, Sveçla e Mehmeti thërrasin konferencë për media

  • 27/11/2021 | 14:42

Ngjarja tragjike në Deçan, Sveçla e Mehmeti thërrasin konferencë për media

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mbrëmë në Deçan, e ku pas sulmit me armë në drejtim të autobusit që bart nxënës, kanë vdekur shoferi  dhe dy nxënës, shkruan Gazeta Metro.


Konferenca do të mbahet në orën 15:00, në Stacionin Policor në Deçan.

“Ministria e Punëve të Brendshme përmes këtij njoftimi zyrtar iu fton të merrni pjesë në një konferencë për media, që ministri i MPB-së, z. Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Mehmeti, do ta mbajnë në Stacionin Policor në Deçan, lidhur me rastin e mbrëmshëm të ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit. Vendi: Stacioni Policor Deçan, Datë:    27.11.2021, Ora:      15:00”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka dal sot me raport për sulmin makabër që u krye mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një.

Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.

Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë