Policia e Kosovës ka arrestuar një lypës nga Shqipëria në Lipjan, i cili kërkonte lëmoshë dhe ngacmonte qytetarët, shkruan Gazeta Metro.
Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti është takuar duke kërkuar lëmoshë dhe duke bezdisur qytetarët.
I dyshuari në procedurë të shpejtë është dërguar në gjykatë dhe me vendim të gjyqtarit i njëjti është dëbuar jashtë vendi. /gazetametro.net