Loading…

Ngacmoi seksualisht një femër të mitur, arrestohet i dyshuari

  • 01/12/2022 | 09:56

Ngacmoi seksualisht një femër të mitur, arrestohet i dyshuari

Një femër kosovare, e mitur, ka raportuar në Polici të Kosovës se në vazhdimësi është duke u ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar.


Kështu është bërë e ditur përmes raportit të përditshëm të PK-së, ku është shtuar se ky rast ka ndodhur në Lipjan.

Në raport njoftohet edhe se, i dyshuari është arrestuar dhe se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“NGACMIM SEKSUAL – Lipjan 29.11.2022.  Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë