Loading…

Nga viti 1999 janë investuar 2.5 miliardë euro në ndërtime, vetëm 180 milionë euro në infrastrukturë

  • 14/05/2019 | 08:52

Nga viti 1999 janë investuar 2.5 miliardë euro në ndërtime, vetëm 180 milionë euro në infrastrukturë

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në kryeqytet që nga viti 1999 janë investuar afro 2.5 miliardë euro në ndërtime, transmeton Gazeta Metro.


Ahmeti ka treguar se 2.5 miliardë euro është shuma e investimit në ndërtime, kurse në infrastrukturë vetëm 180 milionë euro.

Ai ka thënë se shansi i Prishtinës është te hartat zonale, që t’i jepet një zhvillim Prishtinës.

“Unë mendoj se në qendër nuk më vend për ndërtime. Në Prishtinë, nga viti 1999 janë investuar 2.5 miliardë euro në ndërtime, ndërsa janë investuar në infrastrukturë vetëm 180 milionë euro. Ndërsa llogaritet që për 3 euro investim në ndërtim, 1 euro të investohet në infrastrukturë, dhe ne po mundohemi që vazhdimisht ta zëmë hapin”, ka thënë Ahmeti.

I pyetur se pse e ka bërë këtë deklaratë, Ahmeti ka shpeguar vetëm për këtë të parën.

“Me ligjet aktuale në Kosovë nuk ke të drejtë t’ia ndalësh ndërtimet. Me Ligjin mbi Ndërtimet, që Kuvendi e ka marrë prej Gjeorgjisë, 45 ditë nëse nuk i jep leje dikujt konsiderohet se ai ka leje. Gjithçka është bërë në favor të atyre që bëjnë ndërtime. Ne si Komuna vetëm mund t’i zbatojmë ligjet”, ka thënë Ahmeti në Interaktiv./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë