Kosova si vend i vogël njihet për shumë bukuri natyrore dhe janë të shpërndara pothuajse në gjithë territorin e saj, shkruan Gazeta Metro.
Vendet dhe ambientet e bukura padyshim rritin interesin dhe entuziazmin për t’i vizituar nga banorët e Kosovës poashtu edhe nga vizitorë të jashtëm.
Njihuni me disa nga vendet që patjetër duhet t’i vizitoni:
Lumi Mirusha është njëri ndër lumenjtë më të bukur të Kosovës, ajo në vete përmbanë edhe grykën e cila njihet si Kanioni i lumit Mirushë. Pothuajse gjatë gjithë shtratit të lumit është parku rreth tij deri gati në fundin e tij ku ka derdhjen në lumin Drini i Bardhë.
Në territor i përfshinë këto qytete: Klinën, Malishevën dhe Rahovecin.
Tjetër bukuri natyrore është edhe Mali i Sharrit ku flora dhe vegjetacioni është shumë i pasur me lloje të ndryshme. Lloje të ndryshme të tyre janë te njohura ndërkombëtarisht.
Bimë dhe kafshë të veçanta, një ndër to qeni i Sharrit që rritet vetëm në malin e Sharrit dhe askund tjetër në botë.
Një pjesë e malit Sharri është shpallur si park kombëtar, dhe është në kufi me këto qytete të Kosovës: Prizren, Shtërpcë, Therandë dhe Kaçanik.
Drini i Bardhë një lumë tjetër me një fluks shumë të madh vizitorësh. Ai përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës.
Burimin e ka nga një mal Rusolisë nga gurra e shpellës së Radavcit ku krijohet edhe ujëvara që njihet Ujëvara e Drinit të Bardh, kurse në rrafsh bije deri në afërsi të Kukësit ku bashkohet me Drinin e Zi.
Ndër këto bukuri të lartpërmendura është edhe Shpella e Gadimes që gjendet në territorin e komunës së Lipjanit. Në brendinë e Shpellës së Gadimes temperaturat gjatë sezonës së verës janë konstant 8-11 gradë Celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë Celsius.
Ajo përmban kristale të ndryshme dhe një liqen ku ende nuk dihet gjatësia e tij që duhet shumë bukur brenda saj./gazetametro.com