Loading…

Nga SBASHK’u i përgjigjen Nagavcit për paga me avancë: ‘S’jemi argatë në bazhdarhane’

  • 06/10/2022 | 13:54

Nga SBASHK’u i përgjigjen Nagavcit për paga me avancë: ‘S’jemi argatë në bazhdarhane’

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të mërkurën ka thënë se kanë dërguar propozim në Ministrinë e Financave që të bëhet pagesa në avancë për orët e humbura për mësimdhënësit, të cilët akoma nuk i kanë marrë pagat e shtatorit për shkak të grevës.


Nga SBASHK-u e kanë refuzuar këtë propozim.

Anëtari i Këshillit Grevist nga SBASHK-u, Reshit Kushaj, ka thënë për “Zërin” se janë në pritje që Ministria e Financave t’ua dërgojë vendimin mbi të cilin kanë ndalur pagat e shtatorit dhe në bazë të vendimit do të merren edhe masat.

“Ne jemi në pritje të përgjegjës nga Ministria Financave me na dhënë vendimin se me cilin vendim ka ndërprerë ekzekutimin e pagave, ne do të presim deri nesër. Veprimet do t’i marrim në bazë të vendimit”, ka deklaruar Kushaj.

Kushaj iu përgjigj edhe propozimit të ministres Nagavci, që pagat t’u jepen me avancë.

“Ne nuk jemi argatë në bazhdarhane, ku shiten argatët e punës për me marrë avance, ne jemi punëtorë të rregullt të shtetit dhe vazhdojmë të marrim qysh i kemi marrë. Edhe më përpara kemi bërë greva, por nuk ka qenë në diskutim ndalja e pagave”, tha Kushaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë