Loading…

Nga satelitët shihet një aktivitet i shtuar ushtarak rus pranë Ukrainës

  • 17/02/2022 | 12:05

Nga satelitët shihet një aktivitet i shtuar ushtarak rus pranë Ukrainës

Pamjet satelitore tregojnë se Rusia zhvendosi disa nga pajisjet ushtarake që ishin vendosur pranë Ukrainës, por pajisje të tjera mbërritën, dhe Moska ka ende shumë trupa dhe pajisje ushtarake afër fqinjëve të saj, transmeton Gazeta Metro.


Një kompani private amerikane “Maxar Technologies” me anë të imazheve satelitore njoftoi të enjten se, Rusia ka zhvendosur disa nga pajisjet e saj ushtarake të vendosura pranë Ukrainës, por pajisje të tjera ushtarake kanë mbërritur dhe Moska ka ende shumë trupa dhe artileri afër fqinjit të saj perendimor ukrainës.

Rusia njoftoi të martën një tërheqje të pjesshme të forcave të saj pranë kufirit me Ukrainën, por fuqitë perëndimore paralajmëruan të mërkurën se prania ushtarake e Rusisë nuk është në rënie, por në rritje.

Moska vazhdon të mohojë planifikimin e një pushtimi të Ukrainës.

Maxar Technologies me bazë në SHBA, ka monitoruar ngritjen e forcave ruse për javë të tëra.

Pamjet tregojnë vendndodhjet në Bjellorusi, Rusinë perëndimore dhe Krimenë e aneksuar më 2014./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë