Enca, është këngëtarja e cila së fundi nuk është aktive në muzikë.
Ani pse jo aktive në muzikë, ajo është aktive në rrjete sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, ajoka bërë një postim të çuditshëm në InstaStory, duke shkruar: “Kam rënë në dashuri me shokun tim më të mirë”.
Nuk dihet nëse kjo është frazë nga kënga e saj e re apo një paralajmërim për këngën në ardhje, mirëpo vet Enca deri më tani nuk ka dhënë detaje më shumë mbi këtë pjesë.
Më pas, e njëjta publikoi një fotografi nga deti ku shihej sipër një dërrase lundruese, në të cilën ndodhej e shoqëruar nga një mashkull.
Mesa duket, fotografia në fjalë është realizuar gjatë pushimeve të saj të fundit në Dubai dhe Afrikë.