Loading…

Nga përshëndetja ndërmjet votuesve po mbeten gjurmët e sprejit në gishta

  • 11/06/2017 | 13:42

Nga përshëndetja ndërmjet votuesve po mbeten gjurmët e sprejit në gishta

Në qendrën e votimit në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, deri në orën 11.00, nga 8594 kanë votuar 668 veta.


Sipas menaxherit të kësaj qendre, Ismet Gashi, deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem.

Gjithsesi, Gashi ka vënë në pah një fenomen që ka shkaktuar shpesh komplikime.

Sipas tij, bëhet fjalë për faktin se derisa votuesit, ata që po vinin për të votuar, gjatë përshëndetjeve me ata që po dilnin nga vendvotimet u kanë mbetur gjurmë të sprejit në duart e tyre.

Megjithatë, siç ka mundur të vërejë telegrafi, në këtë qendër votimi, një numër i madh i personave janë duke votuar me asistencë, kryesisht nga komunitetet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë