Loading…

Nga “pasha Kuranin e pasha Musafin”, Kurti ‘i vërteton’ fjalët e veta edhe me teshtimën e deputetit në Kuvend

  • 11/06/2021 | 13:37

Nga “pasha Kuranin e pasha Musafin”, Kurti ‘i vërteton’ fjalët e veta edhe me teshtimën e deputetit në Kuvend

Albin Kurti edhe sot e shfaqi një anë komike të tij në Kuvend, ku duke folur dëgjoi teshtimën e një deputeti, dhe kjo bëri që ajo t’i vërtetojë fjalët e tij, siç thotë populli, shkruan Gazeta Metro.


Një deputet i Kosovës ka teshtirë në Kuvend me të madhe, pas së cilës kryeministri Kurti ia ktheu “e vërtetë”.

Në atë kohë ai po i përgjigjej akuzave të Ramush Haradinajt për dialogun. Kjo prodhoi situatë komike në Kuvendin e Kosovës, meqë Kurti e mori teshtitjen e deputetit si konfirmimim vërtetësie për deklaratat e tij.

Kujtojmë, që edhe Kurti në Llap ishte shprehur jo si zakonisht, duke qenë i bundur në fitoren e tij, atëherë ia qëlloi, shpresojmë edhe tash në takimin me Vucicin.

Albin Kurti është shprehur i bindur se këtë komunë do ta fitojë bindshëm Lëvizja Vetëvendosje.

“Pasha Kuranin e pasha musafin po dojna me fitu Llapin. Këtu në Llap ka ngecur Serbia, dhe këtu në Llap ka ecur gjithmonë Lëvizja. Në shekullin 21 Lëvizja e ka emrin VV, ne e mbajmë këtë emër me zemër. Ish komunarët në krye me Agim Veliun do të jenë pas koshit, kurse qytetarët e Besianës dhe krejt Kosovës do të jenë aktor e faktor këtu në qendër”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë