Loading…

Nga oborri i shtëpisë hajnat vjedhin katër vetura gjatë 24 orëve

  • 13/12/2016 | 13:41

Nga oborri i shtëpisë hajnat vjedhin katër vetura gjatë 24 orëve

Katër vetura ishin cak i vjedhjes nga persona të panjohur gjatë  24 orëve të fundit,  ku për këto raste Policia e Kosovës ka filluar hetimet.


Në Gjilan janë vjedhur 3 vetura të parkuara para oborrit të shtëpisë, dy të tipit Audi A4 dhe një të tipit VW Passat, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Sipas viktimës femër e cila ka raportuar këtë rast ka thënë se nuk posedonte dokumente për veturat pasi që pronari ishte djali i saj i cili kishte dokumentet me vete në Zvicër.

Gjithashtu raporti tregon se edhe një veturë tjetër është vjedhur nga oborri i shtëpisë.

Vetura tjetër ishte vjedhur në Ferizaj, veturë e tipit Golf e cila ishte e parkuar para oborrit të shtëpisë  vjedhur nga të dyshuar të panjohur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë